Përmbysja që Barcelona i bëri mbrëmë PSG-së duke e mposhtur 6-1 pas disfatës 4-0 në ndeshjen e parë, la gojëhapur të gjithë tifozët e futbollit.
Ata që ranë më shumë në sy ishin edhe komentatorët në e ndeshjeve, reagimi i tyre të linte pa fjalë. Gjatë kësaj ndeshje askush nuk u besonte syve kur Serxhi Roberto shënoi golin e gjashtë në minutën e katërt të shtesës.
Komentatorët duke komentuar takimin në televizionin “BT Sports” shpërthyen në festë pas golit që realizoi përmbysjen e madhe. Madje u çuan edhe nga tavolina dhe nuk munguan as të brohorituarat. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post