Një tjetër video që hedh më shumë dritë mbi sulmin ndaj gazetarit Elvi Fundo më 8 mars, ka dalë në qarkullim.
Videoja është realizuar nga një prej kamerave të sigurisë në bizneset në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë në rrugën “Asim Vokshi”.
Në video shfaqet Fundo i cili po ecën në trotuar, ku papritmas shfaqen dy agresorët me kapuça në kokë, nga ana tjetër e rrugës. Ata vrapojnë drejt gazetarit dhe më pas nxjerrin shufra hekuri dhe e rrahin atë barbarisht. Në videon e publikuar, agresorët tregohen njëri me shigjetë të verdhë dhe tjetri me jeshile.
Pas kësaj ngjarjeje policia ka ofruar 500 mijë lekë shpërblim për qytetarët që do ndihmojnë për të identifikuar autorët prapa këtij sulmi, të cilët u arratisën nga vendngjarja duke e lënë Fundon përtokë. (D.D/Shuplaka)