00:51 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO e rrallë e vitit 1995, Arben Ristani mbron në gjyq djalin e Enver Hoxhës

12:02 | 17/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO e rrallë e vitit 1995, Arben Ristani mbron në gjyq djalin e Enver Hoxhës

Një video e rrallë e vitit 1995 nga arkivi i “Associated Press” është sjellë sërish në vëmendje, pas debatit të djalit të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxha, dhe mbesës së martirit Jonuz Kaceli, Keda Kaceli, debat i cili bëri shumë bujë gjatë kësaj jave.

Bëhet fjalë për një video gjatë një seance gjyqësore, ku në karrigen e të pandehurit ishte ulur Ilir Hoxha, i cili akuzohej për akuzën e çrregullimit civil dhe mosbindje civile, kjo për shkak se kishte mbrojtur të atin gjatë një interviste për një gazetë.

“Sot Enver Hoxha është nxjerrë jashtë ligji, por ligji s’të nxjerr dot nga zemrat”, ishte shprehur Iliri, fjali e cila i kushtoi një vit arrest shtëpie.

Në gjyq shfaqet edhe Arben Ristani, sot deputet i PD-së, i cili në atë kohë ishte avokat i lirë. Ristani është në rolin e avokatit mbrojtës së Ilir Hoxhës.

Në kronikën e Associated Press thuhet gjithashtu që në të njëjtën periudhë, varri i ish-diktatorit u hoq nga varrezat e dëshmorëve dhe u vu në një vazrrezë të zakonshme në Tiranë. Por pavarësisht kësaj, shumë njerëz ende e kujtonin dhe i vinin lule mbi varr. Ama nga ana tjetër, akoma më shumë njerëz të tjerë shprehnin ndjenjën e urrejtjes për të, pasi kujtojnë pasojat e dikaturës së tij.

Ilir Hoxha dhe Keda Kaceli debatuan ashpër një javë më parë në aeroportin e Malpensas në Itali, ku siç thotë mbesa e martirit, djali i ish-diktatorit përdori një fjalor tepër banal përkundrejt saj. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Arben RistaniIlir hoxhakeda kaceli
Pas

Ruçi i përgjigjet Bashës: Teza që të mos ketë zgjedhje është përpjekje për destabilitet

Para

Këngëtarja merr ”guximin”, pa ”make up” me mëngjes (FOTO)

Para
Këngëtarja merr ”guximin”, pa ”make up” me mëngjes (FOTO)

Këngëtarja merr ''guximin'', pa ''make up'' me mëngjes (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.