Njerëz nga e gjithë bota, të famshëm e jo janë solidarizuar me djalin e vogël Australian pas publikimit të videos ku ai kërkon të vrasëveten sepse shokët e bullizojnë në shkollë.
Videoja shqetësuese me djalin 9 vjeçar i cili vuan nga nanizmi, sëmundja e hipofizës preku mbarë botën.
Videoja është parë mbi 14 milionë herë dhe ka nisur një fushatë mbështetëse ndaj tij.
Jackman i thotë djalit Quaden “Je më i fortë se dukesh, mik” dhe bën thirrje që të gjithë të sillen mirë.
Në video djali duke qarë thotë “Unë thjesht dua ta godas veten me zemër … Dua që dikush të më vrasë’.
Së fundmi 9-vjeçarit i ka dalë në mbrojtje motra e tij, Guyala. Ajo është një modele dhe në profilin e saj “Instagram” ndiqet nga 20 mijë njerëz. Guyala është mjaft aktive në “Instagram” dhe hedh shpsh foto me vëllain e saj.
Së fundmi ka postuar një foto më 9-vjeçarin ku i jep mbështetje të plotë atij.
“Në djall ata që tallin dhe urrejnë! Ti je fëmija më i zgjuar, më i fortë dhe më i ëmbël që njoh! Ti nuk je vetëm, ne jemi këtu për ty vëllaçko”, shkruan Guyala.