Disa dhjetra banorë në qytetin e Beratit kanë protestuar sot për shkak se janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike.
Gjatë një prononcimi të kryetarit të Partisë Demokratike në Berat, Gazmend Hazizi, një zonjë e ka ndëprerë dhe ka shpërthyer në ofendime për kryeministrin.
“Ç’kryeministër është ai, ai është një këlysh bushtre, ja t’ua them të tërëvë, është këlysh bushtre, ai është një rrugaç, ai është ordinër, ai është antifamilje, është antishqipërisë, ai nuk është njeri është kafshë, është një bushtër.” shprehet ajo.
Zonjës në fjalë i është hequr ndihma ekonomike.
Video është siguruar nga gazetari i Fax News, Aleksio Diko, i cili raporton se sipas kryetarit të Partisë Demokratike, 750 familje janë lënë jashtë skemës së ndihmës ekonomike në qytetin e Beratit.
(M.Q/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=uRwGS9HzPZk&feature=youtu.be