Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale ku ka treguar shifrat marramendëse që sipas tij shpenzon kryeministri I vendit, Edi Rama për luksin qeveritar.
Sipas Bashës, vetëm për luksin e zyrave të tij Rama ka shpenzuar mbi 5.5 milionë euro, ndërkohë që ka shpërndarë edhe një video ku shfaqen detaje me të cilat argumenton akuzat e ngritura.
“Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri Padrejtësi dhe Pasiguri për njerëzit.Hajduti Psiqik dhunon dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare! Me paratë e grabitura atyre financohen lluksi dhe qejfet e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij.
Ja si harxhon miliona euro të shqiptarëve për lluksin e tij dhe kontrata “sekrete” për miqtë dhe familjarët e tij Hajduti Psiqik:”, shkruan Basha krahas videos së më poshtme teksti i të cilës është:
“Edi Rama është një hajdut që jeton mes luksit me para publike. Vetëm për luksin e zyrave të tij ka shpenzuar mbi 5.5 milionë euro! Edi Rama i ka dhënë tender një firme fantazme 3.2 milionë euro për luksin e zyrës së tij. 14.3 milionë euro janë kontrata secrete, pa garë. Përfituesit kryesor: Familja dhe miqtë, baxhanaku Armand Frangu, Alban dhe Olsi Eftimi, megahajduti Ilir Beqja. Vjedhja dhe grabitja e shqiptarëve janë i vetmi aktivitet i Ramës! Edi Rama nuk jep llogari për vjedhjene shqiptarëve, sepse ai vjedh zgjedhjet! Kjo krizë zgjidhet vetëm me pranga në duart e politikanëve hajdutë!
Hajduti psiqik, Rama ik!”
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post