Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në qytetin e Laçit ku është takuar me banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa ajo që në fakt ishte e habitshme, pavarësisht që në rastin konkret prej kohësh kreu i ekzekutivit nuk habit askënd, është termi diskriminuaes që përdori ndaj një qytetari.
Disa nga banorët me të cilët u takua i përkisnin komunitetit ‘rom’ ndërsa Rama iu drejtua njërit prej tyre duke e thirrur të shkonte drejt tij me epitetin ‘ti i ziu”.
Nëse do të flisnim për një vend normal ku të drejtat e njeriut janë për të gjithë njësoj, dhe se gjithkush që i cënon ato së pari kërkon ndjesë dhe së dyti përballet me përgjegjësinë përkatëse, në Shqipëri dhe me Ramën konkretisht as që bëhet fjalë.
Duke qenë se këto ditë është non stop live në kanalin e tij ERTV, kemi parë e dëgjuar fjalë, veprime dhe deklaratë që janë vërtetë shqetsuese, e tillë si gishti i mesit që ngriti në prezencë të dhjetra fëmijëve në sheshin “Skënderbej”, ndaj një grupi të rinjve që shprehnin pakënaqësinë karshi tij. Kemi dëgjuar ti thotë kryebashkiakut të Tiranës, “Ta lyesh personalisht shkallën”. Kemi dëgjuar të flasë herë pas here me një fjalor arrogant, kërcënues si në rastin ndaj mediave online etj.
Dhe së fundmi që me shumë gjasë nuk do të jetë hera e fundit, në sytë e gjithë shqiptarëve, i tha një qytetari të këtij vendi “Ti i ziu”
Pjesë nga biseda
Qytetari: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.
Rama: Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.
Qytetari: Po s’na i japing ne shtëpitë me qera.
Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kush që do të ta japë prapë ty me qera.
Qytetari: vëre dorën në zemër edhe për romët
Rama: Sa i dua unë romët s’I do njeri. Ju keni zemrë të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.
Qytetari: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën (qytetari largohet, Rama e thërret ti japë çelsat”.
Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?
Qytetari: Faleminderit shumë
Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!
Momenti kur ndodh episodi e ndiqni pas minutës 35′:
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post