“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim,që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz. #ShqipëriaqëDuam#FinoAllaFinea”, kështu shkruan kreu i qeverisë Edi Rama në Twitter, pas fjalës që pati në Kuvend.
Pak minuta pas fjalës së tij ai së bashku me ekskortën u larguan nga hyrja dytësore e Kuvendit, në tentativën për tiu shpjeguar italianëve atë që ndodh në Shqipëri.
Duket se kreun e qeverisë më shumë e shqetëson se çfarë mendojnë qytetarët e një vendi fqinj, më parë se çfarë i shqetëson qytetarët e tij.
Protesta e opozitës derimë tani duket të jetë e qetë, ndërsa fjalime po mbahen nga kandidatët e PD-së dhe LSI-së në listat shumëemërore që refuzuan të merrnin mandatin e deputetit.