Kryeministri Rama në ndryshim nga Erion Veliaj në Tiranë ka zgjedhur që ta festojë sot ditën e Verës në Elbasan nën shoqërinë e Qazim Sejdinit.
Nga aty përveç urimit për qytetarët Rama është tallur dhe me Veliajn, teksa ka komentuar shtyrjen e festimeve për në datën 17.
‘’Gëzuar ditën e Verës, këtë vit është e veçantë se Lala e feston në 14, Luli e feston në 16, ndërsa lali e feston në datën 17”, u shpreh Rama me ironi përpara gazetarëve, ku nuk munguan as të qeshurat.
Veliaj i shtyu festimet e ditës së verës me pretendimin se do të kishte ”shi me gjyma” , po deri më tani moti duket i qendrueshëm, pavarësisht uljeve të temperaturave.
Rama pavarësisht se kishte planifikuar sot në vizitë në Panairin e produkteve vendase në Elbasan, e ka kaluar shumicën e kohës në hotel Turizmi, dhe ka shmangur daljet në rrugë.
Siç ka ndodhur zakonisht kohëve të fundit, edhe në Elbasan kryeministri i vendit ka zgjedhur që të shfaqet me poturret e tij karakteristike.
Kujtojmë se në Elbasan është sot dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili do të kryejë një vizitë te një familje e vjetër e këtij qyteti. Derimë tani nuk është parashikuar ndonjë event tjetër ku të mund të kishte një përplasje mes tij dhe kreut të qeverisë.
(E.K/FAXWEB.AL)