Ish- kryeministri Sali Berisha, ka identifikuar agresorin që i thyen telefonin një qytetari në videon e transmetuar ekskluzivisht nga Fax Web. Mësohet se agresori është identifikuar si Lazer Beci, Drejtori i Rrugëve në Mirditë, i cili është akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe ka kryer katër vite burg në Zvicër.
Kujtojmë që disa prej banorëve kanë kundërshtuar fuqishëm ndërtimin e HEC-eve, ata ishin duke filmuar në momentin kur kryebashkiaku Ndrec Deda po sqaronte se pse HEC-i duhej ndërtuar në zonë. Nga ndërtimi i këtij HEC-i rrezikonte të mbetej pa ujë të pijshëm fshati Lufaj, i njësisë administrative Selitë.
Postimi i plotë i Berishës
Ne narkoshtet burgu per trafik droge te ben drejtor!
Drejtori qe i thyen telefonin qytetarit denoncohet se ka bere kater vjet burge per droge.
Lexoni mesazhin d qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr ky robi qe i thyen tel protestuesit e ka ermin lazder beci, ka bere 4 vite burg ne zvicer per doroge sot eshte dr i rrugeve ne bashkine mirdite!
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/315415605695382/