Një 66-vjeçar është gjetur i vdekur mesditën e sotme në rrethana të paqarta në rrugën 5 Maj në Tiranë, në afërsi të zonës së Medresesë.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar në Fax News, lidhur me ngjarjen e rëndë, teksa viktima shihet i shtrirë në tokë. Dyshohet se viktima ka qenë duke punuar në një prej pallateve, kur është rrëzuar nga skela, rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Ajo që mbetet ende mister është firma e ndërtimit e cila kryente punimet në zonë, dhe se pse viktima është lënë për disa minuta me radhë i shtrirë në tokë, pa prani të ambulancës apo policisë.
Ndërkohë edhe njoftimi i dhënë nga ana e policisë nuk e sqaron ngjarjen, pasi thuhet se viktima ka humbur ekuilibrin dhe ka dëmtuar kokën.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekulibrin, dhe pêr pasojë ështê dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vijon…