Milani ka fituar sot me shifrat 3-2 derbin e Milanos ndaj Interit dhe është kthyer përsëri përkohësisht në kreun e Serisë A.
Në një sfidë e cila filloi me ritëm të ulët, ishte Interi i cili gjeti i pari rrjetën me një aksion spektakolar të Brozoviç. Por shifrat do të barazoheshin shumë shpejt kur pas një gabimi të Çalhanollu, Leaos iu dha mundësia të çonte topin në rrjetë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim por në të dytën, ishte Milani që realizoi dy herë brenda pak minutash me anë të Zhiru e pastaj përsëri me Leaon, i cili shfrytëzoi hapësirat në krahët e mbrojtjes së Milanit. Goli i Xhekos rihapi sfidën e më pas u deshën dy pritje të shkëlqyera të Menja për të evituar barazimin dhe për të siguruar që me vërshëllimën përfundimtare, të ishte Milani që festonte fitoren 3-2 që kthen Milanin përkohësisht në kreun e renditjes së Serisë A.