Ditën e sotme Gjykata e Dibrës dha masat e sigurisë për të arrestuarit për sulmin ndaj KZAZ 19 në Dibër.
Arif Kaloshi, një prej të arrestuarve u shfaq në Gjykatë me shenja dhune, që sipas tij i janë bërë gjatë arrestimit.
Ai u shfaq pas kafazit të xhamtë me hematoma në duar e të nxira në syrin e djathtë, të pretenduara se i janë shkaktuar gjatë arrestimit nga Forcat RENEA.
Lidhur me këtë akt të policisë reagon edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Sandër Leshi: “Do përgjigjeni personalisht”.
“Heroi i votës së lirë Arif Kaloshi para narkogjyqit i i torturuar shtazërisht nga kriminelë me uniformë, të cilët e arrestuan në 3:00 të mëngjesit me 5 pjestarë të familjes Kaloshi. Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku do mbahen personalisht përgjegjës për aktin kafshëror. Rama ik! Fitore!”, shkruan ish kryeministri Berisha në reagimin e tij.