17:12 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Video/ Eneda Tarifa flet për largimin nga “Portokalli”: “Jemi të zëvendësueshëm”

11:44 | 01/11/2016
në ShowBiz, Te Fundit
0

E shkëputur prej pak muajsh nga ekrani, duket se në këtë moment të jetës Eneda Tarifa ka më shumë kohë të lirë.

Jo sepse nuk ka gjëra për të bërë, përkundrazi ka shumë, por pas 6 vjetësh punë intensive në “Portokalli”, tani ka kohë për t’u marrë më shumë me muzikën, me projektet e reja, por edhe me pasionet e saj të fshehura. E ftuar pasditen e së hënës në programin “Rudina” në Tv Klan, Eneda ka rrëfyer më shumë për këtë “çlodhje” televizive, për të cilën kishte vërtet nevojë:

Kalova një periudhë shumë të bukur 6-vjeçare pranë një spektakli shumë të bukur, i cili më dha disa dimensione të tjera, siç ishte aktrimi dhe prezantimi…” – tregon ajo, duke e komentuar këtë shkëputje me fjalët: “Nuk jemi të përjetshëm, të pazëvendësueshëm. Televizionet ndjekin praktikat e rotacionit, ndodh edhe me ekranet e mëdha…

Ndërsa tani do të merret më shumë me muzikë, edhe pse “Portokallia” nuk e kishte penguar për të marrë pjesë në evente të mëdha, siç ishte edhe rasti i Festivalit Europian, por;

6 vjet intensive në një punë të vështirë ishte shumë dhe e lodhshme. Kam nevojë të kem një periudhë pushimi, sepse aty janë gjërat, nuk kam frikë për të ardhmen. E di që nëse do kem dëshirë për një projekt të madh, do ta bëj, sepse punoj fort… Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe këngëtarja po merret edhe më shumë me sport. Dhe jo vetëm me palestër, siç mund të mendojë lehtësisht kushdo, por me qitje. Kishte qenë një pasion i fshehur, deri diku, i artistes, derisa zbuloi poligonin e qitjes me disa kolegë. Më vonë shkoi edhe disa herë të tjera vetë dhe i pëlqeu:

Këtu jam për të vrarë kohën, por mbi të gjitha për të goditur padrejtësinë në botë, varfërinë, çdo vuajtje të mundshme që njerëzit mund të kenë. E bëj shpesh dhe ndihem më mirë….

E pyetur nëse i njeh armët me të cilat ushtrohet, ajo thotë “jo, nuk i njoh, nuk i dalloi. I kam parë vetëm në disa lojëra online, por vetëm kaq.” Megjithatë, qitja i pëlqen, sepse ka zbuluar se është mirë me shenjën, dhe është një sport që i largon stresin dhe e bën të ndihet mirë. Duhet pasur kujdes nga Eneda tani! /Revista Class/

Etiketa: Eneda tarifaportokalli
Pas

Ligji i mbetjeve, shoqëria civile: Ja çfarë na premtoi Meta

Para

Duka-Braçes: Je një ” gore dhe mushkonjë që shpërndan vetëm dhunë”

Para

Duka-Braçes: Je një " gore dhe mushkonjë që shpërndan vetëm dhunë"

 



Të Fundit

Kukës/ Tentoi të vriste kushëririn pas sherrit bashkë me të vëllanë, kapet pas një viti arratie 32-vjeçari!

“2.45 mln vizitorë në Shqipëri gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës”, Rama: Konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane

Guterres prezanton planin për ndihmën në Gaza: Të shpëtojmë popullin e enklavës!

Policia rrëzon “trenin bullgar”/ Berisha pa “mea culpa” për humbjen”: Partitë e reja na “vodhën” 8 mandate

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

GJKKO dënon me 17 vite e 8 muaj vëllezërit Flori dhe Fredi Pali ishin përfshirë në grup të strukturuar kriminal në Shqipëri dhe Norvegji

Hapet të shtunën tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Drejt finales së Champions, Totti: Në këtë ndeshje jam tifoz i Interit

Kryeministri izraelit akuzon Starmer dhe liderët perëndimor, Netanyahu: Jeni në anën e gabuar të historisë! Po inkurajoni Hamasin të luftojë përgjithmonë

Kallas mbyll në Mitrovicë vizitën në Kosovë: Erdha për të parë me sytë e mi situatën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.