Video e një vogëlusheje ka bërë xhiron e rrjetit pikërisht prej kërkesës së saj. Në videon e publikuar vogëlushja shfaqet duke qarë dhe shprehet se do një mama tjetër pasi siç duket e ëma e ka qortuar për ndonjë gabim.
“Po sillesh keq me mua?”, e pyet vogëlushja të ëmën. “Jo”, i përgjigjet ajo. “Je e lumtur?”, e pyet sërish vajza. “Po”, ia kthen e ëma. “Më duhet një mama tjetër”, i thotë vogëlushja me lot në sy.
“Kë dëshiron si mamanë tënde?”, e pyet e ëma. “Teze Xhenin”, i përgjigjet ajo. “Ok, do t’i them”, i thotë e ëma dhe përgjigja e vajzës i ka shkrirë të gjithë së qeshuri. Edhe pse tha që donte mama tjetër, ajo i përgjigjet të ëmës: “Ok mami”.
“Nuk mund të më thërrasësh më mami”, i thotë e ëma. “Si e ke emrin?”, e pyet vogëlushja. “Mishel”, i përgjigjet ajo, por vajza e kupton që e ëma nuk ka këtë emër. Ndiqni këtë moment në videon e mëposhtme.