Nuk ka shkuar gjithçka mirë për trajnerin Edi Reja-n në konferencën për shtyp. Trajneri foli fillimisht me gazetarët, ndërsa në momentin që po dilte nga ambienti i konferencës për shtyp nuk e pa podiumin që ishte vendosur dhe u rrëzua duke ngjallur frikë.
73-vjeçari u ngrit dhe nuk pati asnjë dëmtim fatmirësisht, ndërsa situatën e kaloi me sportivitet. Ai foli miqësisht me gazetarët pas konferencës dhe duket se po bën të kundërtën e asaj që bëri Kristian Panuçi.
Discussion about this post