Në mediat britanike është rikthyer videoja e një grabitje të ndodhur në prillin e vitit të kaluar, që kishte për objektiv një argjendari në pjesën veriore të Londrës.
Videoja është bërë sërish aktuale për faktin se njëri nga grabitësit, 32-vjeçari Andreë Eliot është dënuar me shtatë vite burgim, pasi kishte vjedhur stoli ari në vlerë prej 21 mijë paund.
Në video shihet se si një plaçkitës tenton të arratiset nga dyqani, por ishte punonjësja e argjendarisë që kishte shtypur butonin për mbylljen automatike të derës dhe kishte ikur menjëherë në tualet, ku kishte telefonuar dhe policinë.
Pas shumë tentativave për të shqyer derën njëri prej tyre kujtohet se duhet ta shtyp butonin siç edhe e bëri punonjësja, kurse tjetri menjëherë doli jashtë. Por kur ai doli nuk e mbajti të hapur derën, kështu dy kolegët vazhduan të qëndrojnë brenda.
Sikur kjo të mos mjaftonte, pasi personi i dytë veproi po njësoj dhe harroi të mbajë të hapur derën dhe i treti mbeti i ngujuar.
Personi i tretë nuk ka mundur që të arratiset dhe është arrestuar nga ana e policisë.
Would watch a heist movie where it’s just three hours of planning followed by this pic.twitter.com/pqEbtaLOKI
— James Felton (@JimMFelton) January 19, 2020