Ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka ironizuar Papa Françeskun, pas reagimit të këtij të fundit, ndaj një besimtareje që me ngulm kërkonte t’i prekte dorën.
Në momente acarimi, Papa i gjuajti në dorë besimtares, ndërsa më pas kërkoi falje. Por ky moment është shfrytëzuar nga Salvini për të realizuar një video qesharake dhe ironizuese.
Në videon e postuar në “Instagram”, ai shihet në një vend me dëborë nën shoqërinë e gruas së tij, e cila e kap nga dora. Në këtë çast Salvini i kthehet njësoj si Papa besimtares, duke e goditur në dorë.
(M. I./ Faxweb.al)