Persona me maska kanë grabitur në qendër të qytetit të Fierit një banesë. Burime të policisë kanë thënë se banesa e shtetases me iniciale E.M 40 vjeçe është bërë “pre” e hajdutëve.
Sipas policisë autorët kanë hyrë të maskuar me kapuçë dhe me çadra në banesë dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë (Bizhuteri).
Pas denoncimit policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në disa subjekte dhe po punon për kapjen e autorëve.