Shumë prej qytetarëve shqiptarë nuk kanë hequr dorë nga zakonet e tyre të përditshme, pavarësisht se qeveria ka apeluar që të kufizojnë sa më shumë lëvizjet e tyre.
Nuk mungojnë as batutat e qytetarëve në rrugët e Tiranës, të cilët thonë se ne shqiptarët reagojmë vetëm kur e kemi panikun afër vetes.
“Për kushtet që kemi ne është normale lëvizja, pavarësisht se njerëzit nuk e kanë panikun, është një fjalë e urtë popullore që thonë larg bythës sime, kur vjen te bytha pastaj…”, shprehet qytetari, që duket se për veten e tij ka marrë masat minimale, duke vendosur maskë gjatë lëvizjes nëpër qytet.
Derimë tani në vendin tonë janë konfirmuar 12 raste me koromavirus, një prej të cilëve rezultoi tragjik, ku një grua humbi jetën paraditen e sotme në Durrës.
73-vjeçarja kishte shfaqur shenja prej disa ditësh, pas një udhëtimi që kishte kryer në Bolonja të Italisë, si dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese si ajo e veshkave.
(E.K/Faxweb.al)