Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e djeshme në video mjaft interesante, ku një vajzë e vogël kërkon të thyejë televizorin gjatë kohës kur kryeministri Rama shfaqej në ekran.
“Edhe per femijet e vegjel nje gogol! Rama ik! Sb”, shkruan Berisha bashkëngjitur videos, të cilën me siguri do t’ia kenë nisur familjarë të vajzës së vogël.
Ish-kryeministri poston vazhdimisht në rrjetet e tij sociale denoncime dhe forma të veçanta të ‘’Rama ik!”. Kjo është padyshim një nga videot që ka marrë dhe komente të shumta nga ana e qytetarëve.
(E.K/Faxweb.al)