Para disa kohësh është përfolur shumë marrëdhënia e këngëtarit Ermal Metës me babain e tij, për të cilin u tha se e kishte dhunuar në fëmijëri.
Këngëtari, i cili përfaqësoi Italinë në ‘Eurosong’ ka lënë të kuptohet se ai nuk ka raporte aspak të mira me babain e tij.
Gjatë intervistës në ‘Top Show’ ai u pyet nëse do ta falte ndonjëherë të atin.
“Nuk i kam rregulluar raportet me babain, unë nuk jam Zot që t’i fal njerëzit. Unë nuk kam tentuar të kontaktoj me të, nuk dua.” iu drejtua ai moderatorit Alban Dudushi.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post