Dëgjesa e kryebashkiakut Veliaj me aktorët e teatrit, u shoqërua me një incident ditën e sotme. Ishin të rinjtë e opozitës të cilët e qëlluan Erion Veliaj me vezë.
Në këtë mënyrë e gjithë skena u bë virale në internet mes debatesh dhe komentesh pafund.
Ishte i pari Veliaj, i cili iu përgjigjë të rinjëve të opozitës, duke ironizuar edhe Bashën.
Por kjo skenë është komentuar edhe nga aktori i humorti Ermal Mamaqi, i cili në ‘Instagram’ ka postuar një video, të inskenuar. Personazhi kryesor është Veliaj, i cili ‘ruhet;’, nga disa persona që e ‘gjuajnë’ me vezë.
Mes mumri e shumtë të komenteve, lexohet edhe ai i blogerit, Olti Curri, i cili i kujton Ardit Gjoklaj : “Sa keq Ardit Gjoklaj nuk i ben dot like ketij postimit”, shkruan ai.
Nga ana tjetër nuk ka pasur reagime nga ana e Erion Veliajt në lidhje me komentin e blogerit, apo postimin e Mamaqit.
(E.V/Faxweb.al)