Një studente nga Vlora ka regjistruar një video në Ditën Ndërkombëtare kundër kancerit ku edhe denoncon kushtet e konviktit të Universitetit “Ismail Qemali”.
Sipas saj, kryeministri Edi Rama së fundmi ka inaguruar rikonstruksionin e fasadës së konviktit të vajzave ndërsa konvikti i djemve ka në strukturë materiale kancerogjene.
“Para disa ditësh kryeministri inaguroi fasadën godinën e konviktit të vajzave, ndërsa nga krahu tjetër është i djemve ku jetojnë dhjetra prej tyre që ju rrezikohet jeta dhe shëndei nga një material si aspesti nga i cili është provuar shkencërisht se shkakton kancer. A ka vlerë jeta jonë apo është më e rëndëshiashme propaganda e fasadave”, shprehet studentja.
Videon e ka publikuar ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadili përkrah të cilës shkruan:
“Studentja vlonjate denoncon rrezikun qe kanos studentet.
Ne Diten Nderkombetare te Luftes kunder semundjes se kancerit, vjen ky denoncim nga Vlora.
Rama inauguron lyerjen e fasadave, por nuk largon materialin kancerogjen nga catia e konviktit”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)