Ekskorta e kryeministrit Edi Rama ka devijuar rrugën, pasi dhjetra protestues edhe militant të Partisë Demokratike, me sharje dhe nën thirrje të shumta “Rama ik” i kanë bllokuar rrugën.
Në një denoncim për Faxweb.al aktivisti Aulon Kalaja bën me dije se pas bllokimit të rrugës nga masa e protestuesve që kërkonin ikjen e tij, eskorta e kryeministrit Rama i ka rënë nga mali.
Ndërkohë sipas tij, në një denoncim nga disa banorë të zonave periferike të Librazhdit mësohet se eskorta e Ramës, e gjendur në befasi, në shpejtësi e sipër ka përplasur një polic, duke hedhur në kanal.
Kujtojmë se, ditën e sotme kryeministri Rama ka patur një takim në Librazhd me qëllim prezantimin e kandidatit socialist për këtë bashki.