Shkolla 9-vjeçare në Durrës, “Neim Babamento” po shkatërrohet. Disa minuta më parë tek ambientet e kësaj shkolle u paraqitën fadromat, të cilët nisën menjëherë procesin e shembjes.
Siç duket edhe në video, një pjesë e mureve tashmë janë të gjitha përtokë dhe inertet kanë “pushtuar” oborrin e shkollës. Kujtojmë që në këtë shkollë prej kohësh zhvillohej mësimi me dy turne pasi aty jepej mësim edhe për nxënësit e shkollës “Jusuf Puka”.
Në orën 12 të ditës së sotme u bë i mundur transportimi i nxënësve të të dy shkollave drejt një shkolle në zonën e plazhit, ku do të vijojnë mësimin, me qëllim që të niste shkatërrimi i “Neim Babamentos”.
(M. I./ Faxweb.al)