01:42 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

(VIDEO) Familja hap dyert e mortit/ Kush është viktima që u godit me sëpatë në Korçë

17:02 | 28/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
(VIDEO) Familja hap dyert e mortit/ Kush është viktima që u godit me sëpatë në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një person është vrarë me sëpatë në qendër të qytetit.

Bëhet e ditur se viktima është identifikuar, si Dashnor Osmani, rreth 50 vjeç dhe është qëlluar për vdekje pas koke nga Zamir Topi, 42 vjeç, i cili është arrestuar më pas nga policia.

Ndërkohë Fax News ka zbuluar edhe një foto të viktimës, i cili gjet vdekjen e menjëhershme pas goditjes me sëpate. Ndërkohë që në familjen Osamni janë hapur dyert e mortit.

Po ashtu është zbardhur edhe dëshmia e autorit të vrasjes i cili ka zbuluar edhe shkakun e krimit makabër që tronditi qytetin e Korçës. Dashnor Osmani dhe Zamir Topi dyshohet se janë konflikuar për varrin e mamasë së këtij të fundit.

Topi dhe Osmani, bashkëfshatarë, kanë varrosur në 2014 të afërmit pranë njëri-tjetrit. Topi pretendonte se Osmani i kishte dëmtuar varrin e të ëmës dhe kishte vendosur eshtrat e nënës së tij.

Mes Osmanit dhe Topit ka pasur konflikte të vazhdueshme për këtë çështje. Gjatë marrjes në pyetje Topi ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

“E godita disa here me sëpate të cilën e bleva sot në mengjes. Ishalla nuk vdes. Nuk dua të bej krim. Unë nuk jam kriminel. Prej vitesh jemi grindur me njëri tjëtrin. Ai vendosi eshtrat e nënës së tij tek varri i nënës time. Nuk e duroja dot këtë gje. E kisha paralajmeruar. Nuk gjeja qetësi. I thashë sërish sot por nuk mori vesh. Ndaj e godita.”- mësohet të jetë shprehur 42-vjeçari, raporton Fax News.

Dashnor Osmani u qëllua me sëpatë pas koke në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij, teksa shiste banane.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Etiketa: dashnor osmanideshmiazamir topi
Pas

Studiuesja Alda Bardhyli: Marrëdhënia e Kadaresë me regjimin dhe arsyet pse nuk vlerësohet me ‘Nobel’

Para

Një tërmet i fuqishëm trondit Greqinë

Para
E vërteta mbi tërmetet/ Kjo është gjithçka që duhet të dini

Një tërmet i fuqishëm trondit Greqinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.