Familja e Shefqet Axhamit jeton në skamje të varfërisë në fshatin Shtiqën të rrethit të Kukësit që ndodhet vetëm pak kilometra larg nga Kukësi.
Familja Axhami është e përbërë prej 10 antarësh, ata marrin vetëm një ndihmë ekonomike nga Bashkia dhe pension të djalit të sëmurë dhe asnjë të ardhur tjetër. Shtëpia është goditur nga tërmeti i fundit i këtij viti dhe është gati në shembje.
Banesa ku jeton Familja Axhami është e çarë në disa pjesë dhe çfarë bie jashtë bie edhe brenda.
Kryefamiljari Axhami bën apel për ndihmë për ta ndimuar për një shtëpi ai thotë, që shirat dhe dëbora që do bien do më shembin këtë shtëpi pasi ka shkuar në atë limit që s’mban më.
Discussion about this post