18:03 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Fëmijët e Dritan Priftit shfaqen për herë të parë në ekran: Babi është me ne në çdo hap që hedhim

08:37 | 18/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Fëmijët e Dritan Priftit shfaqen për herë të parë në ekran: Babi është me ne në çdo hap që hedhim

Fëmijët e ish-ministrit Dritan Prifti kanë folur për herë të parë në publik pas ndjarjes nga jeta të babait të tyre. Teksa ishin të ftuar në emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ me Evi Reçin, Davidi, Tedi dhe Livia kanë treguar për pasionet e tyre, por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin.

Të pyetur nga moderatorja nëse mendojnë se ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta, Davidi u përgjigj: “Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin, ne gjithmonë do ta përkujtojmë në mënyrë maksimale”.

Ndërsa djali i vogël, Tedi Prifti foli për kujtimet me babain. Ai foli për kohën që kalonin bashkë dhe ndër të tjera u shpreh se: “Gjithmonë kur ikja në futboll i thoja ‘hajde me mua, se do bëjë një gol për ty’ dhe gjithmonë e bëja”, u shpreh Tedi mes emocionesh.

Vajza e vetme e ish-ministrit Dritan Priftit, Livia emocionoi me fjalën e saj teksa kujtonte të atin. “Unë gjithmonë do kujtoj babin në çdo hap që do hedh”.

Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim. Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojnë çdo moment të kaluar me babin e tyre.

Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.

Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një show man i së ardhmes duke e mbështetur shumë në këtë pasion.

Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit, ish-ministri, Dritani, donte që Joni të ndiqte hapat e tij.

 

View this post on Instagram

 

“Gjithmone do kujtoj babin, ne cdo hap qe do hedh”, fjalet emocionuese te femijeve te Dritan Priftit @david.prifti @liv_elia ne #vizionipasdites me @evireci @vizionplustv

A post shared by ©️Vizioni i Pasdites (@vizionipasdites) on Jan 15, 2020 at 10:42am PST

Etiketa: femijet e dritan priftit
Pas

Alarmi në Ballkan: Ndotja e ajrit ua vështirëson jetën qytetarëve

Para

VIDEO/ Pas zjarreve fillon shiu, fermeri feston si fëmijë

Para
VIDEO/ Pas zjarreve fillon shiu, fermeri feston si fëmijë

VIDEO/ Pas zjarreve fillon shiu, fermeri feston si fëmijë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dy vjet sanksione evropiane, Kosova humbi 7.1 mln euro direkte dhe 600 mln euro projekte

“Mos jepni viza”, Trump revokon intervistat për studentët e huaj të Harvardit

“Shqipëria po plaket”, eksperti: Nevojiten më shumë mjekë për të moshuarit

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta

Zgjedhjet e 11 majit/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier: Funksionarë të shtetit blenë vota! Bandat ushtruan presion mbi individë dhe familje

“NATO dyfishon forcat tokësore”- Reuters: Synimi, 130 brigada përballë kërcënimit rus

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

AKU: Rezultatet paraprake të analizave për produktet ushqimore në kopshtin Nr. 1 në Gramsh dhe subjektin furnizues në Tiranë

Raporti/ INSTAT: Në prill të vitit 2025, më pak aksidente se vitin e shkuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.