Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjes. Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, shefi i qeverisë ka ndarë një video me fëmijë të sapolindur në matenrintet, me të cilën uron besimtarët për një ditë të bukur.
“MIRËMËNGJES dhe me magjinë e lindjes së jetës, ju uroj një ditë të bukur Krishtlindjeje”, shkruan Rama.
Festa e Krishtlindjes është kremtuar në disa qytete në Shqipëri. Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në të gjithë botën festojnë sot Krishtlindjen, ndërsa urojnë njëri-tjetrin për më shumë paqe, respekt dhe mirëkuptim.