Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka mbërritur pasditen e sotme në Shkodër, ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishtë në të njëjtin vend.
Artistë, qytetarë dhe dashamirës të artit janë mbledhur në ambientet e Teatrit “Migjeni” dhe po firmosin peticionin, ndërkohë që një ditë më parë AMT ishte në qytetin e Durrësit. Ky është qyteti i tretë ku ndalet Aleanca teksa vetëm të dielën u shemb godina e Teatrit Kombëtar.
Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall dhe për këtë po mbledh firmat për një peticion kurse vijon me protestat edhe në Tiranë.