Në 106 vjetorin e Pavaresise urimi plot dashuri i një vajze 21 vjeçare nga Patosi vjen përmes realizimit të flamurit kombëtar në një punim impenjativ me 36 mijë gozhdë në dimensionet 70 me 50 cm. Në intervistën e saj për Fax News Lediana Sula shfaq qartë dashurinë për vendin dhe flamurin tonë kombëtar, të cilën ajo ka dashur dhe ka arritur ta jetësojë në punimin me gozhdë, që i ka marrë rreth 4 muaj.
E vetëdijshme për sakrificat që i ka kushtuar këtij vendi Pavarësia dhe valëvitja e flamurit shqiptar “më të bukur në botë” siç e quan ajo, Lediana ka dashur që përmes materialit të gozhdës së përdorur në punim të nxjerrë në pah edhe forcën e qëndresën e shqiptarit.
“Doja ta mbaroja për festa dhe ia dola. Flamuri ynë është më i bukuri në botë. Po të bëjmë secili për këtë vend, diçka do të dalë. Jam shumë e lidhur me vendin tim dhe jam krenare që jam shqiptare dhe doja që ky punim të mbetej dhe mos të prishej. Dhe gozhda simbolizon forcën, diçka që nuk prishet.”- shprehet Lediana. (M.Q/Faxweb.al)