Në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit Alket Muhaj në fshatin Rabije ka folur dhe vjehrri i tij. Ai ka thënë se dhëndri i tij nuk u vra për çështje droge por si pasojë e një konflikti për çështje tokash që kishte pasur më parë me një grua që e kishte komshije.
“Unë e njihja si djalë të mirë se e kisha dhëndërr, më mori në telefon vajza, gruaja e tij dhe më tha për vrasjen. Është vrarë me kallashnikov edhe me çifte. Kishte shumë plumba, 20 a 30, ia kishin nxjerrë komplet sytë”, tha ai për gazetaren e ‘Fax News’ Ervina Shehaj.
I pyetur për atë që kishte raportuar media se vrasja kishte lidhje me denoncimin e parcelave të drogës ai dha këtë përgjigje: “S’kish fare lidhje me drogën, para 3 viteve po, kur u la e lirë droga”.
Gazetarja e ‘Fax News’ Ervina Shehaj ishte dhe në shtëpinë ku banonte Alket Muhaj me gruan e tij dhe njërin nga fëmijët, ku kushtet ishin skandaloze.
Policia ende nuk ka një deklaratë zyrtare për vrasjen e Alket Muhaj, ndërsa dy persona janë arrestuar si të dyshuar për ngjarjen.
https://www.youtube.com/watch?v=0oav1149_Hg&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)