Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një automjet tip Benz ka shpërthyer sapo ka dalë nga një lavazh në hyrje të qytetit. Burime për Fax News bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit Agron Alushaj (48 vjeç) ka humbur këmbët dhe është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.
Korrespondentja e Fax News nga Vlora Afrovita Hysaj tha se automjetit i është vendosur një lëndë plasëse dhe se besohet për një atentat ndaj 48 -vjeçarit. (B,H./Faxweb)
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë
Informacion paraprak
Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(BH./Faxweb)
Discussion about this post