Politikanët moldavë, Sergio Tofilat dhe Ghenadie Cosovan tronditën shikuesit me një përleshje gjatë një shfaqje televizive.
Tofilat, një ish këshilltar i presidentit Maja Sandu, rrëzoi Cosovan, një ish-zëvendës ministër i brendshëm dhe e kapi atë për qafë.
Një video e publikuar në mediat sociale tregoi sesi Cosovan fillimisht mbeti i palëvizshëm pas incidentit, transmeton Telegrafi.
Situata dyshohet se u përkeqësua pasi Tofilat fyeu Cosovan gjatë një diskutimi mbi situatën politike në Moldavi. Pastaj Cosovan i hodhi ujë në fytyrë Tofilatasit.
Më vonë, një foto u publikua në Facebook, ku shiheshin dy burra që qëndronin përsëri të qetë pranë njëri-tjetrit dhe shtrëngonin duart, por në prapavijë kishte ndihmësmjekë.
Rreth një javë e gjysmë më parë, moldavët zgjodhën një parlament të ri në të cilin partia pro-perëndimore e Sandu fitoi një shumicë absolute.