Një pallati gjashtëkatësh në Durrës i është fundosur kati i parë, ndërsa dyshohet se nën rrënoja gjenden dy gra. Kërkimet në këtë pallat kanë qenë të vështira, pasi ndërtesa ka pësuar fundosje gjatë gjithë kohës.
Ndërkohë që policia ka evakuar banorët e të gjithë zonës dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë, në mënyrë që të ndalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Pallati në fjalë ndodhet në lagjen numër 6 të qytetit të Durrësit, ku janë shpallur të pabanueshëm dhe 3 pallate të tjera.
Derimë tani numri i viktimave të tërmetit të së martës ka shkuar në 40, ndërsa në Thumanë kanë përfunduar operacionet e kërkim shpëtimit pas nxjerrjes nga rrënojat të 22 trupave të pajetë.
Ndërkohë që në Durrës është duke u punuar ende në disa pika, pasi ka ende persona të zhdukur, për të cilët shpresat sa vjen dhe po shuhen.