Max Kruse ka treguar mbrëmjen e ndërrimit të viteve se nuk di vetëm të shënojë gola për Fenerbahcen por edhe të këndojë.
Shoku i skuadrës së Vedat Muriqit, u ngjit në skenën e “The Voice Turkey” duke i befasuar të gjithë me performancën e tij.
Tre prej anëtarëve të jurisë u kthyen dhe më pas u surprizuan kur panë që përballë tyre ishte Kruse.
Komplimente dhe shumë duartrokitje për Krusen, i cili zgjodhi të këndonte këngën “Sway”, teksa shoqërohet edhe nga 2 balerina.
Përpara se të ngjitej në skenë futbollisti u shpreh se këndon shumë në dush por kjo do të ishte hera e parë që do të këndonte përpara spektatorëve.
Max Kruse’nin, O Ses Türkiye performansı.
Nasıl buldunuz? pic.twitter.com/sWGHMPIvLB
— Tek Yol FENER (@TekYolFener) December 31, 2019