Pasi disa të rinj, rreth 40, i vunë flakën më shumë se 100 makinave në qytete të ndryshme të Suedisë, të hënën mbrëma në katër qytetet kryesore, Stokholm, Malmo, Gothenburg dhe Uppsala, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit suedez Stefan Lofven.
Ai ka reaguar ashpër pas këtij veprimi duke thënë “jam i nervozuar shumë, kam vetëm një pyetje për këta të rinj, çfarë dreqin jeni duke bërë?”.
Shkaku i dhunës është ende i panjohur. Megjithatë pavarësisht këtij sulmi të papritur dhe të shtrirë në disa qytete, fatmirësisht nga nuk ka patur të lënduar.
Autoritetet thonë se besojnë se dhuna – e cila vjen tri javë përpara se suedezët të shkojnë në votime – ishte e lidhur.
Në një deklaratë pas ngjarjes, policia tha: “Ndërsa shumica e zjarreve filluan brenda një periudhe të shkurtër kohore, nuk mund të përjashtohet që ka një lidhje midis zjarreve, rasti do të hetohet”.
dërkohë disa prej adoleshentëve janë identifikuar. Gjatë sulmit ato ishin me maska.
Sinnesjukt vilka pack #frölunda #hjällbo #göteborg pic.twitter.com/cseqaRYR6H
— Johan Jansson (@JJohanJJansson) August 13, 2018
(B.H/FaxWeb)