Ende vijojnë që të ndihen lëkundje tërmeti në qytetin e Durrësit dhe Tiranës dhe kryesisht në zonat përreth, epiqendrës ku ndodhi dje tërmeti me magnitudë 5.8 ballë.
Teksa po raportonte live nga fshati Pezë-Helmës, për dëmet e shkatuara nga tërmeti, gazetarja e Fax News, Ema Shazivari, është përballur me një situatë të papritur, pasi ka gjatë raportimit ka rënë sërish tërmet.
Banorët kanë nxituar të dalin të frikësuar nga banesa, e cila siç shihet ka pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që u shprehën se të gjithë e kanë kaluar natën jashtë.
(M.Q/Faxweb.al)