Një anije e vjetër thuajse totalisht e ndryshkur është fundosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Qëllimi i fundosjes së qëllimshme është shndërrimi i relikes ushtarake në një atraksion turistik. Ideatorët e kësaj nisme mendojnë se duke fundosur anije të ndryshkura pa asnjë vlerë historike mund ta kthejnë fundin e detit Jon në një atraksion që do të tërheqë adhuruesit e botës nënujore.
Kujtojmë se kjo është anija e tretë e cila po fundoset në gjirin e Vlorës në një periudhë të shkurtër kohe. Mesa duket është vendosur që hapësira nënujore e qytetit bregdetar të kthehet në një varrezë anijesh të vjetëruara.
Deti dhë hapësira nënujore e Jonit është mjaftueshëm i bukur për t’u mos u ngarkuar me mbeturina që dëmtojnë florën dhe faunën. (F.M/Faxweb.al)
Discussion about this post