03:09 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Gjyqtari i Korçës reagon pas alarmit për bombë: Ja kush ma bëri telefonatën

15:40 | 15/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Gjyqtari i Korçës reagon pas alarmit për bombë: Ja kush ma bëri telefonatën

Gjyqtari i Korçës Markelian Kuqo ka reaguar pas alarmit për bombë që i është bërë dhe që është publikuar në media ditën e sotme.

Kuqo thotë se telefonata anonime i ka ardhur nga ‘grushti kriminel i atdheut’ , ndërsa shton se nuk ka nevojë për mbrojtje pasi diçka të tillë e ka kërkuar nga gazetarët.

“Telefonata erdhi nga grushti kriminel i atdheut tim. Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jam i qetë, nuk kam asnjë problem. Nuk kam nevojë për mbrojtje, mbrojtjen e dua nga gazetarët”, ka thënë gjyqtari në një prononcim për mediat.

Alarm për bombë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo në Korçë, teksa mjeti ka qenë i parkuar në afërsi të godinës së gjykatës së Korçës.

Mësohet se alarmi për bombë është dhënë nga një telefonatë anonime në adresë të vetë gjyqtarit, e cila është kryer nga burgu i Drenovës.

Mësohet se pranë makinës është gjetur një pako e dyshimtë, e cila do të shpërthehet në mënyrë të kontrolluar, pasi ende nuk dihet nëse ka brenda lëndë plasëse.

Gjytari Kuqo vendosi pak kohë më parë lirimin e të fortit të Tiranës, Gert Gjinarari, i cili ishte dënuar për vrasjen e Naim Zyberit.

I çuditshëm dhe i dyshimtë është konsideruar vendimi i trupës gjyqësore të drejtuar nga Kuqo, për faktin se është ndaluar gjykimi i shkurtuar për dënime me burgim të përjetshëm.

Në muajin janar të këtij viti, gjykatësi Markelian Kuqo u bë objekt i emisionit investigativ ‘ Fiks Fare’ për ‘dhënie dy herë gabim të të njëjtit vendim’.

“Më datë 15.10.2019, nga një telefonatë, jemi njoftuar se në lagjen nr.3, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të gjyqtarit M.K, i cili ndodhej i parkuar në garazhin e Gjykatës, ishte vendosur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Menjëherë në vendngjarje, shkuan shërbimet policore të cilat bënë rrethimin dhe sigurimin e zonës. Pas verifikimit dhe veprimeve të kryera nga Njësia Antieksploziv, në mjet nuk u konstatua sasi plasëse. Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka kryer njoftim të rremë në organet e rendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(E.K & F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ALARMI PER BOMBEKERCENIMI I GJYQTARIT TE KORCESMERKELIAN KUQO
Pas

Rudina Hajdari publikon letrën e tërheqjes së Dhimitrit: Korab Lita dhe gangsterët e tij ushtruan presion ndaj deputetëve

Para

Unë e sigurova shtëpinë time në ALBSIG, po ti..?

Para
Unë e sigurova shtëpinë time në ALBSIG, po ti..?

Unë e sigurova shtëpinë time në ALBSIG, po ti..?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.