Një person ka mbetur pa ndjenja kur është goditur me një shkop të bilardos nga një person tjetër në Northumbria, në veri të Britanisë së Madhe, shkruan DailyMail.
Në pamje shihet se si një burrë sillet rreth tavolinës së bilardos dhe pas një kacafytje verbale, godet një burrë tjetër.
Por sulmuesi mbetet pa ndjenja në tokë kur goditet nga miku i viktimës me një shkop të bilardos. Ai e godet në gjoks.
Policia ka thënë se kur kanë mbërritur në vendngjarje nuk kanë gjetur asnjë të dyshuar. “Hetimet po vazhdojnë”, kanë thënë nga autoritetet britanike.