Mëngjesin e sotëm 4 pronarë të disa biznesëve janë përballur me efektivët e rendit të cilët kanë bllukuar veprimtarinë e tyre duke i detyruar ti mbyllin pasi sipas tyre, kanë urdhër nga prefektura e cila nddohet në të njëjtën godinë, por nga ana tjetër nuk kanë paraqitur asnjë vendim gjykate apo urdhër tjetër të këtij lloji për të justifikuar ndërhyrjen e tyre.
Ndërkohë që pronarët janë shprehur më herët për Fax News se disponojnë dokumenta të rregullta, në vendngjarje ka mbërritur avokati, Altin Goxhaj i cili ka kërkuar nga efektivët e Policisë një urdhër që i detyronte këta të fundit të ndërmerrnin jnjë veprim të tillë.
Por nga ana tjetër, policët përveqse kanë thënë gojarisht se janë urdhëruar nga prefektura, nuk kanë treguar asnjë document apo urdhër që detyronte pronarët e bzneseve të mbyllnin aktivitetin e tyre.
Në fund të videosn së mëposhtme Goxhaj thotë se në katin e dytë të godinës në fjalë ndodhet vëllai I ministritt ë Brendshëm, Sandër Lleshajt por pa dhënë detaje nëse ka ndikim në këtë çështje.
Pjesë nga debatet:
Goxhaj: A ka një urdhër zotëri, një titull ekzekutiv. Ku e ke shkresën, na tregoni një kopje
Polici: Shkoni në prefekturë.
Goxhaj: Ç’punë kam në prefekturë
Polici: Të lutem avokat
Goxhaj: Më jep shkresën
(Polici e prek)
Goxhaj: Mos më prek me dorë mua, çfarë shkelje po bëj?
Polici: Se po bërtet
Goxhaj: Pse duhet të kapem se ngre zërin
Pronari: Kam, pronën time të fituar me gjek dhe do ta mbroj me gjak
Goxhaj: Të gjithë largohemi nga këtu nëse keni një shkresë. Nëse nuk jeni bandë të veshur si polic na jepni një shkresë
Polici: Zotëri unë jam një polic që zbatoj detyrën dhe ligjin
Goxhaj: Cilin ligj more, ku e keni shkresën ligjore
Qytetari: Pse ikët dhe erdhët prap, kush ju urdhëroi
Goxhaj: Unë dhe Eraldi po përgatisim denoncimin që do ta dërgojmë në prokurori për grabitjen e pronës. 4 pronarë po shkojnë te stacioni nr 3 i policisë së Tiranës për të bërë dënoncimin. Siç e shikoni vijnë këtu të uzurpojnë pronën disa polic që nuk pranojnë të flasin dhe të tregojnë asnjë shkresë dhe përzënë nga dyqanet e tyre disa qytetarëve që kanë prej 1991 që puojnë këtu. Kemi marrë informacion, që na katëin e dytë ndodhet zv,ministry, më fal, vëllai i ministrit Leshi më fal Lleshi.
Në një prononcim për gazetaren e Fax News Eksiola Shehu, pronarët janë shprehur mëngjesin e sotëm njëzëri se ata janë me dokumenta të rregullta në pronën e tyre, dhe pavarësisht se çështja është ende në shqyrtim në apel, ata janë përballur mëngjesin e sotëm me forca policie në pronën e tyre.
Në mbështetje të këtyre qytetarëve kanë qenë në zonë dhe ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri dhe Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarolli, të cilët u shprehën se qeveria po vepron si një bandë me qytetarët.
Pronarët e katër bizneseve thanë se ata nuk do të pranojnë asnjë shpërblim qesharak që do tiu jepet për dyqanet, pasi iu është dashur shumë mund për blerjen e tyre. Sipas pretendimeve të pronarëve, ky ambient më pas do ti jepet një klienti të preferuar të qeverisë Rama, për të ndërtuar pallat, në këtë zonë e cila është e njohur për çmimin e lartë të njësive të banimit.
Për më shumë ndiqni prononcimet në KËTU
(F.GJ/FAXWEB.AL)