Objekti që shihni në foto ka bërë që punonjësi i tatimeve në SHkodër Nehat Zaganjori të njoftojë policinë pasi ka dyshuar për lëndë plasëse.
Një copë letër ngjyrë e bardhë, e mbështjellë e cila ende nuk dihet se çfarë ka brenda kanë shqetësuar punonjësin e tatimeve që ka lajmëruar policinë.
Policia ndodhet në vendngjarje tek Ura ‘Dervishbeg’ ku dhe automjeti i Zaganjorit ka qenë i parkuar dhe po kryejnë hetimet e nevojshme për të zbuluar se çfarë kë brenda. Dyshimet e para janë për granatë.
(B.H/FaxWeb)