Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një ikë në ndeshjen me Crystal Palace, në stadiumin e kësaj të fundit.
Ka qenë Milivojeviç, i cili ka kaluar në avantazh Crystal Palace në minutën e 45+1′-të të takimit me anë të një 11-metërshi.
Pas kësaj, ka qenë mesfushori me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga një pozicion shumë i vështirë prej goditjes së dënimit, duke e barazuar rezultatin në 1-1, duke kaluar gjithçka në barazim.
Pas Xhakës, ka qenë Aubameyang, i cili 5 minuta më vonë, konkretisht në minutën e 56′-të, që ka kaluar në avantazh Arsenalin, avantazh ky që do të qëndronte i pa ndryshueshëm deri në minutën e 83′-të, ku sërish nga pika e bardhë e penalltisë, Milivojeviç do të barazonte gjithçka. Me këtë rezultat përfundoi e gjithë sfida, por ajo që mbeti në mend ishte supergoli i Xhakës, që mund të jetë edhe goli i sezonit në Premier League.