Mijëra grek u mblodhën në rrugët e Bostonit dhe Filadelfias të dielën për të parë paradën vjetore të Javës së Pavarësisë së Bostonit, për përkujtimin e marshimit të Greqisë për liri që filloi më 25 mars 1821, shkruajnë mediat amerikane.
Një njësi e Evzones, Gardës Presidenciale Greke, të cilët janë të trajnuar për të kryer detyra të ndryshme ceremoniale, si ruajtja e Varrit të Ushtarit të Panjohur dhe Presidencialit, udhëheqën paradat në të dy qytetet.
Në Boston, ngjarja u organizua nga Federata e Shoqatave Heleniko-Amerikane të Neë England në bashkëpunim me Metropolin Ortodoks Grek të Bostonit dhe Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Boston.
Parada e Filadelfias që festonte Pavarësinë Greke u organizua nga Federata e Shoqatave Heleniko-Amerikane të Filadelfias dhe Luginës së Madhe Delaware.
Ajo që ra në sy në këtë parade dhe njëkohësisht diçka e papritur për të gjithë ishte se disa prej të pranishmëve mbanin në duar një famur ku në të ishte fotoja e, Konstandin Kacifas i cili u vra në Bularat të Gjirokastrës pra disa muajve nga efektivët e RENEA (lexo ketu).
Njësoj si edhe në protestat që janë zhvilluar në Greqi, por edhe ato të organizuara në Jugun e Shqipërisë, grekët e Bostonit e kanë cilësuar Kacifasin si një hero, ku në videon e mëposhtme dëgjohen thirrje shoviniste kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
https://www.facebook.com/gazmend.kapllani/videos/vb.519297523/10159069330732524/?type=2&video_source=user_video_tab
(F.GJ/FAXWEB.AL)