Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në SHBA, ku një grua ka hedhur fëmijën e saj me kokë në tokë, teksa i ikte policisë.
Pamjet e rënda janë filmuar nga kamerat në trupin e një polici në Kaliforni, dhe publikuar nga Policia e Floridas.
Mësohet se kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë se një grua po ecte em fëmijë në krahë në mes të rrugës, e kështu policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarje.
Pas incidentit u mësua se fëmija kishte pësuar fraktura të rënda në kokë, ndërsa në polici gruaja pranoi që kishte qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Ajo tha se gjatë kohës që po ecte me fëmijën në krahë, mendonte se po e ndiqte një përbindësh që kërkonte t’i thithte gjakun, gjë që e kishte bërë atë që të vraponte.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme: