20:53 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Hajdeni merreni, ka koronavirus”/ Banorët në bulevardin ‘Zogu I’ alaromojnë policinë dhe ambulancën, mjekët e maskuar afrohen me frikë

18:27 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Hajdeni merreni, ka koronavirus”/ Banorët në bulevardin ‘Zogu I’ alaromojnë policinë dhe ambulancën, mjekët e maskuar afrohen me frikë

Banorët e Bulevardit “Zogu I”, kanë alarmuar policinë dhe ambulancën pasi kanë parë një shtetas kinez që flinte tek shkallët e pallatit të tyre. “Ejani urgjent, ju lutem ejani dhe merreni nga këtu pasi po na rrezikon. Mund të ketë koronavirus,”– mësohet të kenë thënë banorët e këtij pallati apo të bizneseve përreth në momentin që kanë kontaktuar autoritetet përkatëse.

Pasi është marrë njoftimi, shkallët, të cilat shtetasi kinez i përdorte si strehë, pasi ishte endacak, janë rrethuar nga forca të shumta policie dhe nga mjekë që kanë zbarkuar pranë zonës bashkë me ambulancën.

Në pamjet e mëposhtme shihet mjaft qartë se si mjekët të super maskuar me veshjen mbrojtëse futen në hyrjen e pallatit dhe i afrohen personit për të cilin është bërë telefonata. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shtetasi kinez qëndronte ashtu i shushatur në një cep te hyrjes dhe priste që ta merrnin e ta çonin për të bërë analizat përkatëse. Në pamje të parë ai duket që është rreth moshës 35 vjeç dhe mban një çantë me sendet e tij në shpinë.

 “Është endacak, po këta banorët janë alarmuar sepse mendojnë që ka koronavirus. Kanë dy ditë që telefonojnë polici dhe ambulancë. ‘Hajdeni e mërreni’, thonë. Kalojnë në shkallë që hipin dhe zbresin dhe kanë frikë t’i afrohen,”– u shpreh një burim i zonës.

Më pas, kinezi që alarmoi zonën mësohet se është dërguar për të bërë analizat përkatëse, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka rezultuar pozitiv apo negative për koronavirus, virus i cili ka marrë 1016 jetë njerëzish. Ndërkohë që të prekur mësohet se janë mbi 42 mijë persona.

Ky virus që u përhap fillimisht në Ëhan në Kinë ka sjellë panik edhe në Shqipqëri, ku shtetasit kinezë jo pak herë kanë rënë edhe pre e sulmeve. Kujtojmë rastin në Sarandë, që një i ri kinez u sulmua me fjalë dhe u ofendua nga disa shqiptarë, të cilët e quanin ‘sëmundje’./dosja.al

Pas

“Kurti nuk është akuzuar kurrë për korrupsion”, Bojken Abazi: Jo marrëdhënie me Serbinë pa pranuar krimet

Para

“Amerikanëve u duket vetja si Papa në Argjentinë”, fjalimi i Ramës “shkrin” së qeshuri ambasadoren Yuri Kim

Para
“Amerikanëve u duket vetja si Papa në Argjentinë”, fjalimi i Ramës “shkrin” së qeshuri ambasadoren Yuri Kim

“Amerikanëve u duket vetja si Papa në Argjentinë”, fjalimi i Ramës “shkrin” së qeshuri ambasadoren Yuri Kim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.