FaxNews ka mundur të sigurojë pamje nga ambienti i hotelit ku ka ndodhur shpërthimi i bombulave së gazit në Velipojë, ku mbetën të plagosur rëndë 4 anëtarë të së njëjtës familjeje.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme fuqia e shpërthimit të disa bombulave të gazit ka qenë tepër e fortë sa ka shkatërruar pothuajse të gjithë katin e parë e hotelit 3-katësh.
Burime bënë me dije se personat e mbetur të lënduar janë Klarisa Gjoka 15-vjeçe, Danjela Gjoka 18-vjeçe, Enriko Gjoka 19-vjeç dhe e ëma e tyre Alketa Gjoka 40-vjeçe, të cilët janë dhe anëtarë të familjes së pronarit të hotelit ku ka ndodhur shpërthimi.
Ata janë transportuar drejt spitalit të Shkodrës, ku morrën fillimisht ndihmën e parë mjekësore, për tu transportuar më pas drejt Tiranës për një shërbim më të specializuar mjekësor.