05:08 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ I kërkohet justifikimi i pasurisë, flet për Fax News motra e Lulzim Berishës: Jemi familje e nderuar

14:39 | 04/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ I kërkohet justifikimi i pasurisë, flet për Fax News motra e Lulzim Berishës: Jemi familje e nderuar

Motra e Lulzim Berishës, Luljeta Berisha ka folur në një lidhje telefonike me gazetarin e Fax News, Enea Meksi për çështjen e formularit që duhet të plotësojë për justifikimin e pasurisë në kuadër të operacionit Forca e Ligjit.

Ajo tha se vëllai i saj është një qytetar që ka respektuar ligjet e vendit, i cili kryen dënimin që i ka caktuar gjykata me ‘shërbim prove’, ndërsa tregon se ka marrë një ambjent me qera dhe ushtron aktivitetin si ‘bar kafe’ ku edhe shlyen obligimet ndaj drejtësisë.

Berisha kërkon nga shteti që ti dërgohet formulari që ta plotësojë, ndërsa deri më tani thotë ajo nuk ka mbërritur pavarësisht se vëllai i saj është në listën e personave që do të hetohen nga ky ligj i ri që ka hyrë në fuqi.

Luljeta Berisha thotë se përveç lokalit, Lulzimi nuk disponon asnjë biznes tjetër që të mund ti konfiskohet apo hetohet për burimin e të ardhurave.

Pjesë nga biseda drejtpërdrejt me studion e lajmeve të Fax News:

Luljeta Berisha: Nuk ka ardhur asnjë formular, dhe do të kërkoja përmes jush si media e lirë dhe e pavarur, që të mos spekulohet. Ka qenë i dënuar nga Krimet e Rënda, Gjykata e Lartë ia ka hequr burgimin përjetë, ndërsa ka dalë me ‘shërbim prove’. Ka një biznes, një lokal, ‘bar kafe’ të thjeshtë, sepse ‘shërbimi i provës’ kërkohet me kë jeton.

Çfarë pasurish ju ka sekuestruar shteti?

Luljeta Berisha: Vëllait tim gjatë gjykimit kur iu dha dënimi i përjetshëm, i është bërë edhe një gjyq pasurie ndaj familjarëve të tij, të cilat janë sekuestruar. Vëllai është rehabilituar. Paguan taksa, është i rregullt dhe i paguan taksa këtij shteti.

A keni pasur problem me drejtësinë që pas daljes nga burgu të vëllait tuaj?

Luljeta Berisha: Asnjë lloj problemi, sepse ‘shërbimi i provës’ kërkon që të mos bëjë asnjë lloj gabimi. Biznesi është me licensë shtetërore, e kemi me qera. Ku do punojë nëse i merret biznesi, ku do ta shlyejë ai shërbimin e shtetit? Nëse nuk do të paguante taksat apo do të shkilte urdhërin e gjykatës atëherë do të kishte të drejtë shteti. Kur të vjen një letër ka ca pika aty, s’kam pasuri, çfarë do të më sekuestrojë.

Po llogari bankare ka vëllai juaj?

Luljeta Berisha: Tani po talleni ju?! Problemi qëndron nëse ai ka janë më se të kontrollueshme, normal që ka sepse pagesat dhe fitimet e lokalit bëhen përmes bankës.

A keni bërë kërkesë që t’iu vihet në dispozicion formular?

Luljeta Berisha: Me sa di unë ka kontaktuar vëllai me avokatin dhe e ka autorizuar atë që shteti ti dërgojë formularin dhe ta plotësojë, jemi dakort të zbatojmë ligjet e shtetit.

A egziston një mundësi që ju të keni problem me drejtësinë?

Luljeta Berisha: As unë as motra ime, dhe as vëllai im nuk kemi problem ligjore, jemi një familje e rregullt dhe e nderuar, pavarësisht asaj për të cilën bëri vëllai, e shlyu me burg. Asnjë konflikt me askënd në rruzullin tokësor, jemi qytetar të lirë si çdo tjetër në republikë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: LULJETA BERISHAlulzim berishaOFL
Pas

Vjosa Osmani i hoqi foton Thaçit, reagon menjëherë zyra e Presidentit. Nisin përplasjet e para

Para

“Po synohet që SPAK të merret me vogëlsira, të mos hetohen peshqit e mëdhenj”, avokati për OFL: Show i qeverisë, 48 orë e pamundur për deklarim pasurie

Para
“Po synohet që SPAK të merret me vogëlsira, të mos hetohen peshqit e mëdhenj”, avokati për OFL: Show i qeverisë, 48 orë e pamundur për deklarim pasurie

"Po synohet që SPAK të merret me vogëlsira, të mos hetohen peshqit e mëdhenj", avokati për OFL: Show i qeverisë, 48 orë e pamundur për deklarim pasurie

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.